E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi:Politika s' është e aftë të bashkëpunojë, jo ndarjes së Kosovës

BUDVA- “Edhe pse Shqipëria ka shënuar progres në fushën e disa reformave, paaftësia e klasës politike për të bashkëpunuar mbetet problem kryesor.” Kështu deklaroi presidentit, Bamir Topi nga Budva e Malit të Zi, ku po merr pjesë në samitin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të procesit të bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore.

“Ndeshemi me vështirësi që lidhen me aftësinë e aktorëve politikë për një sjellje më bashkëpunuese dhe evropiane në çështje të debatit dhe interesit politik të ditës, por gjithsesi kemi një rritje të ndjeshme të ndërgjegjësimit publik mbi atë se cilat duhet të jenë prioritetet dhe axhenda politike evropiane e vendit dhe se cila është përgjegjësia e vendimmarrësve politikë në çështje të tilla”.- ka deklaruar kreu i shtetit shqiptar gjatë fjalës së tij. Shqipëria beson tek integrimi i përbashkët evropian, ndaj edhe po jep e do të japë edhe në të ardhmen kontributin e saj aktiv në funksion të këtij synimi.- ka theksuar presidenti Topi.

Duke u ndalur në një tjetër cështje të rëndësishme sic është ajo e Kosovës, Topi deklaroi se “Kosova është një shtet i ri, një realitet i ri, i cili duhet pranuar e mbështetur nga të gjitha nismat dhe forumet ndërshtetërore rajonale dhe më gjerë. Çdo qëndrim tjetër refuzues, sidomos në nismat e përbashkëta rajonale, cënon parimet tona të bashkëpunimit”. Deklarata u bë në një kohë kur presidenca e samitit të kryetareve te shteteve dhe të qeverive të procesit të bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore kalon tek Serbia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›