E Diel, 1 Nëntor 2026

Otranto, Gjykata italiane: "Kateri i Radës" do shkatërrohet

LECE- Pas mbylljes së cështjes një ditë më parë, duke i ulur dënimin dy të akuzuarve për tragjedinë e Otrantos, drejtësia italiane vendos të shkatërrojë anijen “Kateri i Radës”.

Pas goditjes nga luftanija italiane Sibilla, fundosja e anijes së vogël shkaktoi vdekjen e 108 shqiptarëve në 28 mars të vitit 1997, në atë që njihet si tragjedia e Otrantos. Sic raporton “La Gazeta del Mezziogiorno”, Gjykata e Apelit në Leçe ka vendosur të anullojë vendimin për kthimin e anijes në Shqipëri, dhe urdhëron copëtimin e asaj cka ka mbetur nga “Kateri i Radës,” duke ia deleguar këtë detyre marinës ushtarake të Brindizit. Sipas gazetares, lajmi është konfirmuar nga një deklaratë e deputetes demokrate Teresa Bellanova, e cila i pati kërkuar qeverisë italiane të kthente anijen në Shqipëri në shenjë respekti për të gjitha viktimat e Otrantos dhe familjarët e tyre.

Prej kohësh këta të fundit kanë kërkuar që relikja e anijes që ruhet ende në Brindizi, të kthehet në Shqipëri për tu bërë një monument muze. “Shpreh vecse keqardhje që nuk u bë e mundur rikthimi i saj. Mund të them se kemi humbur një rast të rëndësishëm për të treguar publikisht sensin civil dhe njerëzor, në ngushëllimet dhe respektet e orëve që pasuan tragjedinë, kundrejt komunitetit shqiptar”-ka thënë Bellanova.

Vetëm një ditë më parë, e njëjta gjykate në Lece, vendosi të ulë dënimin për 2 te akuzuarit e tragjedisë, duke dënuar kapitenin e anijes italiane Sibilla, Fabrizio Laudadio me 2 vjet e 4 muaj burg dhe 3 vjet e 10 muaj burg për kapitenin shqiptar, Namik Xhaferri. 16 nga të mbijetuarit e kësaj tragjedie i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut. Por Kateri i Radës, ishte e vetmja provë materiale që mund jetë në favor të tyre në këtë proces.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›