E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi, britaniket prenotojne Shqiperine per 2010

Blerina Hoxha

Operatoret britanike jane duke u pergatitur per nje ekspansion te turizmit ne Shqiperi, per vitin qe vjen. Ndonese sezoni turistik i ketij viti eshte mbyllur, agjencite britanike i kane bere gati paketat dhe guidat per vitin 2010. Sipas agjencise turistike britanike "Holiday Options", programet e udhetimit ne Shqiperi do te perfshijne grupe te vogla turistesh, te cilat mendohet te akomodohen ne plazhin e Durresit. Hartuesi i planit, drejtori i agjencise "Holiday Options" Alan Brown tha:- "Une kam vizituar disa pika turistike kete vere ne Shqiperi dhe jam habitur nga bukurite, larmia dhe standardet e larta te akomodimit, rrugeve dhe infrastruktures ne teresi". Kompania mendon se kur Shqiperia te jete me e hapur, vizitoret e pare do ta shohin ate si nje mundesi per pushimet e tyre. Paketa turistike 2009, "Misteret e Shqiperise dhe Mali Zi i panjohur", do te jete nje udhetim, i cili do te vazhdoje nga maji ne tetor, duke perfshire nje guide ne Tirane, ne Apolloni dhe ne qytetet antike te Krujes dhe Shkodres. Cmimi per person do te jete 755 paund per shtate dite. Ketu perfshihen udhetimi, akomodimi ne hotel me kater yje, ku perfshihet edhe mengjesi dhe nje ciceron ne anglisht gjate guidave. Udhetimet rajonale mbeten te vlefshme, por do te kene kosto suplementare mbi paketen 755 paund. Qe nga prilli ne tetor, niveli i cmimeve per paketat turistike shkon nga 699 paund ne 799 paund per shtate dite, duke perfshire edhe fluturimin Britani-Tirane dhe hotelin me kater yje. Shqiperia ka konkurruar denjesisht vendet e rajonit ne kete sezon turistik. Sipas kryetarit te Shoqates se Turizmit, Genc Pasko, kete sezon Shqiperia ka mundur te siguroje avantazh konkurrues krahasuar me vendet e tjera te rajonit, duke mundur te rrise me mbi 40 % numrin e vizitoreve. Ne kete rritje ka ndikuar reklama e bregdetit shqiptar, por dhe disa nderhyrje te qeverise ne permiresimin e infrastruktures.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›