Bogdanoviç: Nuk mund të ketë dogana në linjën kufitare
I ashtuquajturi ministër për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka deklaruar se vendosjen e doganave mes Kosovës e Serbisë, nuk do ta pranojë bashkësia serbe në Kosovë, nuk do ta pranojë as shteti i Serbisë” dhe ka shtuar se autoritetet në Beograd janë të gatshme të bisedojnë me EULEX-in për mbledhjen e të hyrave në, siç është shprehur ai, në “vendkalimet administrative” dhe në çfarë mënyrë ato do t’i shpërndahen ato, para se gjithash bashkësisë serbe në Kosovë.
“Mirëpo, nuk mund të pranojmë që vija administrative të jetë kufi, nuk mund të pranojmë që ajo doganë të jetë doganë e të ashtuquajturit shtet i Kosovës, dhe nuk mund të pranojmë që të hyrat e tilla të shkojnë në buxhetin e të ashtuquajturit shtet dhe me to të financohen aktivitete të ndryshme, të cilat madje ndoshta janë kundër bashkësisë serbe në Kosovë”, ka rekomanduar Bogdanoviç.
Duke folur mbi bisedimet lidhur me gjyqësinë, ministri serb ka vu në dukje se për Serbinë është me interes që vakumi juridik që ekziston, para se gjithash në veri të Kosovës, të zgjidhet sa më shpejtë, dhe se në këtë fushë ndoshta më së largu është shkuar në bisedime me EULEX-in. “Ne dëshirojmë që gjyqtarët e prokurorët dhe personeli teknik serbë sa më shpejtë të fillojë punën në pjesën veriore të Mitrovicës”, ka thënë Bogdanoviç.
Mirëpo ai ka saktësuar se për momentin ende nuk ka marrëveshje me EULEX për atë se me cilat ligje dhe dekrete do të gjykohet në mjediset serbe në Kosovë, cila do të jetë shkalla më e lartë, cili juridiksion i asaj gjykate. Ai ka thënë se ministria që ai drejton merret me problemet jetike të serbëve në Kosovë dhe udhëhiqet me devizën se jeta duhet të jetë para politikës. “Nëse nuk keni serbë në Kosovë atëherë është e kotë lufta jonë për ruajtjen e saj”, ka thënë Bogdanoviç.
Ndërsa, duke folur për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në Kosovë, Bogdanoviç ka thënë se ka insistuar që Qeveria e Serbisë me kohë të marrë qëndrimin për këtë që të mos ndodh si vitet e mëhershme që kjo të bëhet vetëm disa ditë në prag të zgjedhjeve.
”Dihet se Qeveria dhe Presidenti i Serbisë qysh para dy muajve kanë thënë qartë se në Kosovë nuk ekzistojnë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale”, ka nënvizuar Bogdanoviç. Ai ka cekur se në situatën kur serbët nuk kanë liri të qarkullimit, kur u shkelën të drejtat njerëzore e qytetare, nuk mund të kthehen në vatrat e veta shekullore, kur për herë të parë pas vitit 1999 e “ashtuquajtura Qeveria e Kosovës” i shpallë zgjedhjet dhe punon sipas Planit të Ahtisarit, të cilin shteti i Serbisë e ka hedhur poshtë, nuk mund të pritet që Beogradi ti ftojë serbët të dalin në ato zgjedhje. Bogdanoviç ka thënë se Qeveria e Serbisë dhe e ashtuquajtura ministri për Kosovën “nuk do ta satanizojë askënd nëse ka mendim tjetër dhe konsideron se duhet të dilet në ato zgjedhje”. (rtk/start)