Rrezik per krijimin e vijave te reja ndarese ne Ballkan?
INTERVISTA/ Eurodeputjetja greke Marilena Kopae, flet pas diskutimit per liberalizimin e vizave per nje "hap te rendesishem, por te cunguar" qe permban rrezikun e krijimit te "vijave ndarese"
Eurodeputjetja greke Marilena Kopae, duke folur dje ne nje interviste per radion Dojce Vele, tha se shpreh bindjen se ne mesin e vitit te ardhshem problemi do te zgjidhet edhe per tri vendet e tjera, perfshire Kosoven "populli i se ciles duhet te gezoje te drejten legjitime te perfshirjes ne kete program", sikurse theksoi ajo. Vizat, sipas saj, jane "nje problem i thelle politik" dhe e bejne me te prekshme dhe me te afert perspektiven evropiane te BE.
Nje hap i rendesishem por i cunguar heqja e regjimit te vizave per tre vendet e Ballkanit perendimor. Cila ishte fryma e diskutimit ne Parlamentin Evropian?
Ishte ne vetvete nje hap shume i rendesishem, pasi per vite me radhe Europarlamenti thote se popujt e rajonit te Ballkanit perendimor duhet te kene mundesine te udhetojne, te vijne ne kontakt me popujt e Bashkimit Evropian. Eshte dicka qe do t'i ndihmoje ne rrugetimin e tyre evropian. Por hapi eshte i cunguar, sic thate, dhe shume nga koleget e theksuan ne seancen e zhvilluar se permban rrezikun e krijimit te vijave te reja ndarese ne Ballkan, perderisa le jashte disa vende si Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina.
Pra mendoni se duhej bere nje propozim total? Sa i madh eshte rreziku i krijimit te vijave ndarese qe thate?
Ne e kuptojme eshte edhe ceshtje teknike. Vendet ne fjale ndoshta nuk plotesojne disa premisa, disa kritere te natyres organike, teknike, ose pasaportat e tyre nuk jane ne nivelin e kerkuar. Megjithate ceshtja eshte thellesisht politike. Mendojme se duhej te jepej nje mesazh pozitiv. Shpresojme se kompletimi i procesit nuk do te vonoje. Popujt e Ballkanit, vecanerisht brezi i ri, duhet te vije ne kontakt te drejtperdrejte me realitetin evropian, te punojne me shume per perspektiven evropiane. Eshte e vetmja menyre per paqen dhe stabilitetin ne Ballkan.
Pra e shikoni te afert zgjidhjen totale te problemit, perfshi edhe Kosoven.
Rishqyrtimi eshte caktuar per mesin e vitin 2010. Pra nuk do te vonoje. Eshte e drejta legjitime e Kosovareve qe te jene pjese e ketij procesi, te kesaj perpjekjeje te madhe perafrimi me familjen evropiane. Nderkohe ceshtja e statusit duhet te zgjidhet me konsensus dhe me menyren qe duhet te zgjidhet.
Pavaresisht heqjes se regjimit te vizave, qe ju e cilesoni nje ceshtje te thelle politike, ekziston ndjesia se vendet e Ballkanit perendimor do te presin per shume kohe akoma ne paradhomen e integrimit evropian.
Pikerisht kete duam te luftojme. Ballkani perendimor eshte nje ishull i vogel jashte Bashkimit Evropian. Duhet te veprojme pa vonese. Ceshtja e Turqise kerkon me shume kohe. Vendet e Ballkanit perendimor duhet te intensifikojne perpjekjet e tyre, por edhe BE duhet te ndermarre nje "hap me bujar" qe te perparoje integrimi i tyre. Eshte ne te miren e vete familjes evropiane.