E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi i sofrave, kthehet tradita e festave në sofra

Faik Konica shprehej dikur se "po ta vendosësh fillin e një spangoje ne harten e Shqiperise duke nisur nga Oroshi i Mirditës dhe ta rrotullosh, filli mbërrin në Gurin e Shpuem të Mitrovicës, Kumanovë, Janinë dhe Kotorr".

Sofrat verore me objekt traditat dhe kulturën popullore gjallojnë sidomos në muajin gusht. Kuvendi i burrave ku miku merr i pari fjalën dhe i fundit flet më i riu dhe respekti ndaj gruas shqipe që shërben dhe nderohet në sofër janë disa nga veçoritë e turizmit festiv.

Festat e sofrave si në Pukë, Tropojë, Kukës, Mirditë e deri në Kosovë mbledhin pelegrinë nga mbarë trojet dhe emigrantët e kthyer plot mall, veçmas në vendet alpine të veriut të Shqipërisë.

Kështu në Malin e Shenjtë ku zhvillohej një festë qindra vjeçare në pllajën e fshatit NderShenjt në Orosh të Miriditës është ngritur një sofër gjigande prej 600 metrash vetëm tetë kilometra larg autostradës Durrës-Kukës.

Vepra artistike me formën e orës së Shqiptarëve dhe stemën e shqiponjës të principatës së Arbërit të vitit 1190.

Kjo vepër vjen si iniciativë e Lek Preçit birit të kinooperatorit Mark Preci, dashamirës dhe mbështetës i kulturës me banim në Milanot të Italisë dhe si prurja më e re e aktorit dhe artistit të punimit të drurit Llesh Biba ose siç njihet në panairet e librave dhe aktivitetet kulturore si "Marin Barleti" i kohërave postmoderne.

Ora rrëzë malit të Shenjtë të Mirditës është ndërtuar me 365 vende për miqtë sa ditët e vitit në kalendar.

Konstruksioni gjigant i një ore-sofër ka në 12 këndet ku shënohen numrat e orës afro 2800 dise drurin dhe shtrihet në 1000 metra katror sipërfaqe pllajore.

Simbolika e sofrës "Ora e Shqiptarit po troket" është shkruar në gjuhët e vendeve fqinje në sllavisht, greqisht dhe italisht në simbolikën e komunikimit dhe paqes në rajon.
Artisti Llesh "Barleti" me origjine nga familja mirditore Bardheci,
vlerëson se në projektet e së ardhmes është që rituali i sofrave të shpërndahet me sofra portative druri në çdo qytet të Shqipërisë si një maratonë folklorike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›