E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bono kthehet në skenë pas operimit

Torino, 8 gusht – Frontmeni i U2, Bono, është ngjitur në skenë për herë të parë që nga lëndimi kurrizor që pati në maj.

Grupi vazhdoi turin e tyre botëror “360 shkallë” në Torino, ku këngëtari falënderoi fansat për “gjithë dashurinë dhe letrat që ka marrë muajt e fundit”, transmeton BBC.

Në Torino, grupi këndoi një këngë të re, të quajtur Glastonbury, të cilën kishin për qëllim ta këndonin në ngjarjen legjendare.

Menaxheri i U2, Paul McGuinness, tha se Bono ka punuar shumë për t’u kthyer përsëri në skenë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›