E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi, ministri Xhaferri takon ministren e shtetit turk Kavaf

Turizmi ka qënë tema e diskutimit në takimin midis Ministrit të Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve me titullare të lartë të shtetit turk dhe biznesmenë me experiencë në fushën e turizmit. Delegacion ky i kryesuar nga Ministria e Shtetit Turk Selma Aliye Kavaf. Kavaf shprehu kënaqësine e saj për vizitën dhe arsyet që e nxitën të vinte në Shqipër,i ne jemi shume te kenaqur për zhvillimin e biznezeve tona në Shqipëri.Bizneze që kanë gjetur një mbështetje të madhe nga qeveria juaj u shpreh ajo.
Ndërsa ministri Xhaferi në fjalën e tij ka ftuar biznezin turk të investojë në Shqipëri.Ndër të tjera ai cilësoi se një aspekt tjetër ku duhet të vazhdojë ky bashkëpunim është turizmi I cili është nje sektor që Shqipëria duhet të mësoje nga eksperienca juaj, ku jemi shume te hapur për tiu kopjuar .Investimet që kemi bërë në strukturë janë cilësore pasi kemi një vijë bregdetare të shkelqyer. Për këtë arsye mirepresim dhe ftojmë investitorët turq të bashkepunojnë me ne u shpreh ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›