Ansambli italian, Neofonia, në Akademinë e Arteve
Në kuadrin e edicionit të 10-të “Klasik Albania”, në datën 19 shkurt, në Akademinë e Arteve në Tiranë, formacioni muzikor italian, “Neofonia Ensemble”, do të japë një koncert me muzikë argjentinase. Grupi përbëhet nga fizarmonisti Pietro Bentivenga,
violinisti Arturo Sica, në pianoforte Luan Gianni Mola, vibrafonit i bie Raffaele Ceraudo, ndërsa kontrabasit Camillo Chianese. “Neofonia Ensemble” është një grup muzikor i përbërë nga pesë muzikantë napolitanë, i krijuar dhe drejtuar nga pianisti Gianni Mola. Repertori i këtij grupi është i orientuar nga muzika bashkëkohore e Amerikës Latine dhe sidomos nga tangoja e argjentinasit Astor Piazzolla. Grupi do të luajë nga Astor Pizzolla pjesët si “Otoño Porteno”, “Biyuya”, “Violentango Vuelvo al sur”, “Michelangelo '70”, “Oblivion”, “Chador”, “Adios nonino”, “Allegro tangabile”, “Tango apasionado”, “Escualo” dhe “La Milonga del ngel”.