E Martë, 3 Nëntor 2026

Alarmi për shëndetin mendor/ Psikologët thirrje të mos neglizhohen shenjat: Askush nuk është imun

Pandemia dhe tërmeti janë dy prej faktorëve shkatërrues të gjendjes mendore të qytetarëve shqiptarë, ku jo me pak ndikim mbetet edhe faktori ekonomik.

Statistikat ndërkombëtarë flasin për 1 në 8 persona që janë të prekur nga një gjendje e shëndetit mendor por ky raport është edhe më i ngushtë në vendin tonë për shkak të matjeve jo reale pasi qytetarët nuk i qasen sistemit.

“Shëndeti mendor nuk është ajo që ne mendojmë , që janë personat që hospitalizohen në spitale. Me një problem të shëndetit mendor mund të jetë një i afërmi jonë, një familjar apo dhe mësuesi në shkollë”, shprehet Valbona Treska, Presidente e “Urdhrit të psikologut”

Urdhri i Psikologut tregon se të rinjtë përjetojnë shpesh probleme të shëndetit mendor e duket se për këtë, vëmendja e familjes është periferike.

“Shpesh prindërit vrapojnë për të mbyllur ditën e tyre, punën dhe gjërat e përditshme dhe harrojnë të kenë vëmendjen e duhur tek fëmijët duke ja deleguar përgjegjësinë shkollave”, shton ajo.

E ndërsa thirrja është t’i referojmë shqetësimet emocionale sapo t’i konstatojë ato, mbulimi shëndetësor është problematike.

Kjo situatë pa sjellë për pasoje vetëmjekimin, fenomenin aq shumë të përhapur tek qytetarët përmes medikamenteve pa rekomandim

Shëndeti mendor sot në vend vuan stigmën dhe paragjykimin e të tjerëve. Çdo kush që përjeton mundohet ta fshehë. Çdo kush që e konstaton tek tjetri e kalon në heshtje ndërsa problemet sa vijnë e zmadhohen.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›