E Enjte, 5 Nëntor 2026

Porti i Durrësit, fluks udhëtarësh

Fluksi i udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë nga porti i Durrësit vijon të jetë i lartë.Dhe për përballuar situatën  tragetet në këtë port kanë zgjedhur të aplikojnë lundrimin vajtje-ardhje (dopio-corse), nga e mërkura deri të dielën e çdo jave. 
5 tragete  mbërritën vetëm  të shtunën në Portin e Durrësit nga linja e Barit dhe Ankonës, që sollen rreth 7,500 udhëtarë, ndërsa më i ulët ky numër është në daljet nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.
Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë me 20 sportele në funksion për përpunimin e dokumentacionit te pasagjerëve dhe mjeteve të tyre. Sipas të dhënave të bëra publike nga Autoroteti Portual Durrës, fundjava e parë e gushtit solli në vendin tonë 17,100 pasagjerë , mes të cilëve 8, 704 shtetas shqiptarë, 8, 396 të huaj dhe  5343 automjete.
Ndërsa në dalje kjo shifër ishte disa herë me ulët, konkretisht 6, 266 pasagjerë
17.100 pasagjerë 
8. 704 shtetas shqiptarë, 
8. 396 të huaj 
5343 automjete

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›