E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pensionet publike dhe private

Raporti mes pensionit mesatar në qytet dhe pagës neto ka ardhur në rënie vitet e fundit. Shihni këtë grafik që tregon  rënien e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet, duke filluar nga viti 2016. Edhe pse tregu i pensioneve private sot shënon një fond prej jo më pak se 3,6 miliardë lekësh, me një rritje prej pesë herë në krahasim me disa vite më parë, ai nuk arrin të afrojë të ardhura për një jetë të qetë pas daljes në pension të qytetarëve.


Ulja e raportit ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare neto në qytet tregon se rritja e pagave ka ecur me ritme më të shpejta se rritja e pensioneve. Pagat në ekonomi rriten në bazë të produktivitetit në sektorin privat, ndërsa pagat në sektorin publik rriten në bazë të një strategjie që qeveria ndjek për personelin e administratës. Ndërsa pensionet në bazë të ligjit të vitit 2014 për sigurimet shoqërore nuk rriten, por vetëm indeksohen me masën vjetore të inflacionit.
Ekspertët sqarojnë se ulja e pensioneve po nxitet nga dalja në pension e gjeneratave që kanë kaluar një pjesë të madhe të viteve të punës gjatë periudhës së tranzicionit.
Shpenzimet publike për pensionet në Shqipëri janë shumë të ulëta krahasuar me Bashkimin Europian (BE) dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht këtij fakti, deficiti i skemës së pensioneve në Shqipëri është nga më të lartët në Europë me 2.7% të PBB-së.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›