Turizmi në zonën e Kurveleshit/ Rritet interesi i vizitorëve, investime në ifrastrukturë

Turizmi në zonën e Kurveleshit po merr zhvillim dita ditës.
Investimi në rikonstruksionin e plotë infrastrukturë nga Bënçë deri në Lekdush sakaq ka ndikuar në rritjen e vizitueshmerisë së kësaj zone.
Ndalesa e rradhës, ujëvara e Peshturës e cila ndodhet mes Lekdushit dhe Progonatit, ku uji i saj buron nga Gurra.
Turistët shprehen se për të arritur deri aty terreni është i vështirë dhe mungojnë tabelat orientuese.
Natyra paqësore dhe bukuritë mahnitëse të ftojnë për ta vizituar dhe eksploruar këtë zonë me kaq pasuri natyrore, historike, kulturore tradite etj.
Gazetar: Leonida Koçiu
/RTSH/