E Martë, 3 Nëntor 2026

Turizmi vjeshtë-dimër, autoritetet thirrje turistëve për kujdes dhe bashkëpunim

Zona e Përmetit është kthyer në një destinacion të preferuar për shumë turistë. Por periudha vjeshtë-dimër  krijon probleme në disa prej atraksioneve. 

Momentalisht reshjet e shiut janë kthyer  në një problem serioz në disa prej atraksioneve turistike të zonës së Përmetit. 

Brenda këtyre 3 muajve u rrezikuan 46 turistë, të cilët mbetën të bllokuar për disa orë në kanionin e Langaricës dhe në banjat e Bënjës. 
Falë  ndërhyrje së shpejtë të  policisë lokale në bashkëpunimit me strukturat e emergjencave u bë i mundur evakuimi pa pësuar asnjë lëndim. 

Bledar Metaj, shef i Komisariatit të Policisë së Përmetit me këtë rast u bën thirrje të gjithë turistëve dhe shoqëruesve të guidave turistike që të tregohen të kujdesshëm në lëvizjet pasi shkalla e rrezikshmërisë në periudhën e dimrit është e lartë .

Gazetare Flutura Tota

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›