E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turkish Airlines sjell Turqinë më pranë jush

Kompania e fluturimeve Turkish Airlines në planin e saj të biznesit ka vetëm një qëllim, të mbetet kompania lider e fluturimeve jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Cilësia e shërbimeve, cmimet e arsyeshme e bëjnë atë të jetë një nga më të preferuarat e pasagjerëve që si mjet transporti zgjedhin avionët e Turkish Airline.

Në vitin 2011 u vlerësua si kompania më e mirë e fluturimeve në Evropë, duke marrë votën e 18.8 milionë pasagjerëve. Por për drejtorin ekzekutiv të kësaj kompanie Dr. Temel Kotil pavarësisht suksesit objektivat janë të qarta.
 

Anëtare e Star Alliance, prej vitit 2008, kjo kompani është nderuar me shumë cmime. Në vitin 2010 u vleresuar si "Linja ajrore me e mire në bote", sa i përket ushqimeve të servirura në klasin ekonomik. Turkish "Do and Co" ofron menu të shijshme, nga kuzhina turke por edhe nga e gjithë bota, të gatuar nga shefat më të mire.
 

Ndërkohë që nga data 9 deri në 29 qershor, në qytetin e Stambollit do të organizohet "Istambul Shoping Fest". Festivali i shopingut, kulturës dhe argëtimit, ISF do të sjellë ulje cmimesh për vizitorët, deri në 50-të përqind, për të gjitha markat dhe produktet nga teknologjia deri tek veshjet e modës më të fundit.
 

Ky festival synon ta bëjë qytetin e Stambollit një nga pikat më të frekuentuara në botë për të bërë shoping.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›