E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bashkiake vijon aksionin për prishjen e objekteve pa leje

Policia Bashkiake dhe inspektoriati ndërtimor urbanistik vijojnë pa ndërprerje aksionin e tyre për të shembur çdo objekt të paligjshëm që zënë hapësirat publike. Ky aksioin i mbështetur edhe nga policia e shtetit po kryhet në zonën e ish-bllokut dhe ndërhyrja po bëhen në një pallat ku në dy katet e para kanë qënë lokal nate. Drejtori i inspektoriatit ndërtimor urbanistik Arben Noka thotë se nuk do të lejohet asnjë objekt që zë hapësirat që u takon qytetarëve. Pritshmëria për disa vjet në Tiranës, sipas Nokës, është një kryeqyet i çliruar nga objektet që janë ndërtuar apo vendosur në trotuare.
Përveç këtij objekti si inspektoriati ashtu edhe policia bashkiake do të procedojnë me shembjen e ndërtimeve ose të kateve shtesë pa leje. Inspektoriati ka në dorë rreth 300 dosje me objekte që do të kenë këtë fat.
Policia Bashkiake ka realizuar një sërë aksionesh për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe bizneseve qe kane vendosur objekte në trotuare. Ndërkohë që do të procedohet edhe me aksione të tjera për shembjen e objekteve e paligjshme në të gjithë zonat e Tiranës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›