Turku: PD nuk frikesohet nga parti pa peshe qe s'kapin dot as pragun Eva Gjura
Nenkryetari i Kuvendit Ardian Turku, njeheresh dhe deputet i PD-se gjate nje interviste per "Koha Jone", komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend. Deputeti i PD-se kritikon opoziten per acarimin e vazhdueshem te klimes politike ne vend duke u shprehur se kete e ben qellimisht per te krijuar nje imazh negativ te Shqiperise ne syte e BE. Duke u ndalur tek zhvillimet ne PD, deputeti Turku, nuk ndan te njejtin mendim me ato cfare ka deklaruar z. Oketa si motive per tu larguar nga grupi parlamentare i PD-se. Deputeti Turku u shpreh se, ne grupin e PD nuk i eshte mohuar e drejta e fjales asnje deputeti, por Oketa ka qene nga ata qe nuk ka marre fjalen per te diskutuar per ndonje problem. Ne lidhje me krijimin e dy partive te reja, Turku tha se, ai nuk shikon dy partite te ndara, por dy parti te cilat jane te lidhura me njera-tjetren dhe te ideuar bashkerisht,. Sipas tij, keta dy parti nuk jane shqetesim per PD-ne, sepse nuk kane forcen dhe peshen te kapim as pragun elektoral. Sa per ndryshimet ne qeveri, Turku shprehet se, ai eshte tager vetem i kryeministrit.
-Duke qene se Shqiperia ndodhet ne nje vit te rendesishem per integrimin ne BE. Acarimin e klimes politike mendoni se opozita e ben qellimisht, qe Shqiperia te mos marre nje pergjigje pozitive ne kohen qe vendi po qeveriset nga demokratet?
-Natyrisht ne ndonje rast tjeter ti besh nje force politike keto akuza jane te renda dhe duhet te mendohemi mire, por ne rastin konkret keto qendrojne. Eshte e tepert te kujtojme vijen politike te bojkotit te parlamentit si institucion per ta quajtur nje parlament jo legjitim. Bllokimin e qellimshem te projektligjeve me 3/5, sepse kete kohe jo vetem ne, por edhe shqiptaret e pane qe me pak diskutime ne komisionet parlamentare ato projektligje kalonin, por u mbajten qellimisht nga opozita si frena dore per te penguar ecurine e vendit, ne radhe te pare duke menduar se po pengojne ecurine e aksioneve politike te votuesve te PD. Pra pengesa per kete projektligje per dy vite rresht kishte qene krejt e kote. Krejt i kote eshte edhe bllokimi i projektligjit per Gjykaten Administrative, i cili pritet te kaloje tani ne parlament, mos votimi i tij ka qene nje pengese e kote dhe ka penguar jashtezakonisht shume qytetaret ne zgjidhjen e pengesave te tyre te natyres administrative, apo te bizneseve ne gjetjen e te drejtave te tyre administrative, ne te drejten thelbesore per tu ankuar dhe per te marre nje pergjigje ne afate optimale. Ne keto kushte duke pare menyren sesi e zhvillon Rama politiken dhe menyren sesi PS-ja eshte sjelle si nje force politike ne raport me interesat kombetare, jo thjeshte ne raport me mazhorancen, une mendoj se nuk ka sesi te mos mendojme se z. Rama nuk ka deshiruar arritje te medha, ku sigurisht pjese do te ishte dhe opozita. Gjithmone ne mendjen e tij konsiderohen si fitore te mazhorances, e cila padiskutim qe ka nje barre te madhe sa te pergjegjesise edhe te meritave, per me teper i konsideron ndoshta dhe si merita personale te rivalit te vet politik te z. Berisha. Sidoqofte politika eshte ne funksion te interesave te vendit dhe kur bejme lufte politike duhet te shkoje deri ne ate limit ku nuk cenon interesat kombetare. Ne rastin konkret, une jam i bindur se per gati 3 vjet rresht vija politike e PS, por dhe aksionet politike te z.Rama nga menyra sesi e zhvillon politiken kane cenuar interesat kombetare dhe pse jo kjo na ben qe te mendojme se ndoshta ai ka ne mendje dicka te tille, por do ta kete shume te veshtire te mbaje nje qendrim te tille permanent pasi eshte edhe nen presionet nderkombetare dhe te shume vezhguesve te tjere.
-Eshte larguar nga Grupi i PD deputeti Gazmend Oketa, i cili ka qene deri ne strukturat me te larta te qeverise. Si e komentoni largimin e tij dhe a ju frikeson fakti se kjo rrjedhje mund te pasohet dhe me emra te tjere?
-Nese do te flisnim per z.Oketa dhe do ta vecoja si person, une do ta vleresoja z. Oketa si nje njeri me kapacitet dhe me kulture, por edhe qe ka pasur pergjegjesi. Nese do ta gjykoja ne aspektin politik do te duhej te gjykojme nga arsyet qe ai ka parashtruar per largimin nga PD. Ka nje postulat qe pranohet pa vertetim, zakonisht partia qe eshte ne pushtet nuk ben shume jete aktive partiake pasi ka pergjegjesin e pushtetit dhe partia qe eshte ne opozite ka me teper aktivitet partiak, takime, mbledhje te forumeve. Nderkohe qe partia ne pushtet, duke pasur dhe shume eksponent te saj ne pushtet, shume e shume probleme i diskuton edhe ne forume te tjera qe jane te mirefillta partiake. Natyrisht qe edhe une mund te mendoja qe mund te kishte edhe me teper le te themi aktivitet politik, takime dhe debate partiake, natyrisht jo si te nje partie ne opozite, por mund te kishte dicka me shume. Por ajo qe do te doja te thoja une, nuk eshte kjo qe e perligj largimin nga nje force politike. Ne rastin konkret eshte pergjegjesi e vete Oketes. Une nuk mendoj se vete Oketa me gjithe respektin qe kam, argumentet per largimin nga PD dhe deklarimin per te bere pjese ne nje force tjeter politike, qe sipas tij do te jete e djathte nuk jane bindese, aq me teper qe ai ka qene eksponent edhe ne nivelet e ekzekutivit, ish-zevendeskryeminister, minister i mbrojtjes. Une e kam te veshtire ta gjykoj, por nga jashte gjykoj qe edhe ne ato qe ka deklaruar per gjate muajve te fundit, me teper eshte nje lidhje e nje natyre shoqerore, miqesore, sesa e botekuptimit dhe e jetes partiake qe z. Oketa e bashkon me teper me z. Topi, eshte nje pershtypje e imja e jashtme duke e pare prej disa vitesh qendrimet e tij dhe ne keto kushte nuk mendoj se ka qene i argumentuar largimi i tij nga PD-ja. A kemi frike? Ne politike nuk ka pse te kemi frike asnjehere. Ne politike levizjet kane qene te shpeshta, mendoj se nese z. Topi do te krijoje nje parti te re, le te themi se nuk ka shume karburant dhe force per tu ngjitur ne permasat e nje partie konkurruese. Ne kete kuptim po shprehem se personalisht nuk kam asnje frike qe kjo parti do te prishe trendin apo ecurine e PD. Aq me teper se partite testohen ne zgjedhje dhe ne zgjedhje, me sistemin qe kemi dhe me shume gjasa do te mbetet i tille, forcen e partive e percakton spekteri i koalicionit. Gjeresia e nje koalicioni dhe jo individe te vecante qe mund te kete nje parti qe jane ne nivele teorike, sesa ne nivele qe kane struktura dhe lokomotive te vertete levizese per te mbledhur vota.
-Mesa duket PD nuk e shqeteson krijimi i dy partive te reja qe po perfliten. Njera e drejtuar nga Topi dhe tjetra nga Spahiu, te cilat ne berthamen e tyre jane te perbera nga njerez qe kane qene ne strukturat drejtuese te PD-se?
-Qe te dyja keto do te jene parti qe kafshojne njera-tjetren. Kam pershtypjen qe te dyja keto parti nuk jane aq te shkeputura sa c'perpiqen te hiqen javet e fundit. Keto jane te lidhura ngushte dhe te ideuara bashkerisht, kjo eshte pershtypja ime, te ideuara si nje linje veprimi ne krahun e se djathtes dhe qe ne momente te caktuara do te mbeshtesin njera-tjetren. Pavaresisht nga kjo une i mbetem bindjes se eshte teper e veshtire qe keto parti te gjejne aq energji sa te ngrihen dhe te behen konkurrues ne tregun shqiptare te politikes. Treg i cili verifikohet ne proceset zgjedhore. A eshte e mire per krahun e djathe? Zakonisht kur ne futemi ne fushata zgjedhore, pra kur testohemi, ne luftojme edhe per voten e fundit, ne kete kuptim cdo lloj vote qe mund te largohet dhe mund te mos jete per PD apo per cilendo force, nuk eshte e mire, por gjithsesi iniciativa te tilla keto do te jene te demshme apo te "frikshme" kjo percaktohet kur kalon nje prag te caktuar votash. Une kam bindjen se keto dy parti nuk do te arrijne te kene nje prag te caktuar votash. Ndoshta Aleanca Kuq e Zi, per menyren sesi po vepron dhe si po paraqitet duke pasur dhe homologe Vetevendosjen ne Kosove, do te tentonte te mblidhte dhe te kishte te njejtin shans si Vetevendosja, por nuk ka shanse ta kete ate per shume arsye. Se pari figura qe udheheq eshte nje figure qe me perpara ne pozicionet e tij publike nuk ka qene shume bindes dhe per me teper ka demonstruar dhe abuzime qe i vertetoi komisioni hetimor parlamentare qe gjerat qe rendojne jane shkruar ne raporte edhe te nderkombetareve qe kane lidhje edhe me KLD me emerime etj. Plus qe historia e vete Kosoves ne raport me Serbine, me rrethanat nderkombetare dhe qe e lidhte me Pavaresine, qe e mbajne gjalle nje patriotizem me te shfaqur dhe qe ben te mundur gjallerimin e elementeve te nacionalizmit nuk eshte nje terren i tille ne Shqiperi. Ne keto kushte kjo Aleance Kuq e Zi, duke u perpjekur te imitoje apo te vihet ne nje llogore me Vetevendosjen per te shpresuar se do te kete te njejtin rezultat edhe ketu ne Shqiperi.
-Prej disa muajsh po flitet per ndryshime ne qeveri, disa deputete kane deklaruar se ka nevoje per rifreskim. Mendoni se duhen bere ndryshime ne qeveri?
Une nuk mund te flas konkretisht, sepse ne natyren eshte qe para se te flas, te di te bej analize dhe te jem i bindur per ato qe them. Kam qene shume here drejtues institucionesh dhe institucionesh te rendesishme dhe absolutisht e vertete eshte ajo qe them se eshte titullar i institucionit qe vlereson ecurine ne cdo detaj. Nuk eshte se kemi mundesine ne si deputet te shikojme sesi funksionon cdo ministri, ne cdo detaj dhe asnjehere nuk mund te ecim nga retorikat mediatike per te vleresuar punen e nje ministri apo ministrie. Eshte e vertete qe eshte kryeministri ai qe shikon ecurine e nje ministri apo te nje ministrie se cfare shkon mire dhe cfare shkon jo mire, cili eshte raporti mes ecurise dhe arritjeve dhe gjerave qe nuk ecim me ritmin e duhur, ne keto kushte une e kam teper te veshtire te gjykoj ndonje minister thjeshte nga retorikat e opozites, apo thjeshte nisur nga ndonje tregues tjeter qe nuk eshte thelbesor dhe eshte i jashtem. Ne parim asnjehere nuk mund te mohosh ndryshimet dhe asnjehere nuk mund te thuash se nuk kemi se cfare te ndryshojme, ashtu si nuk jam ne gjendje te them se duhet ndryshuar se gjerat jane keq. Ne vleresimin tim une e them se vleresoj arritjet e deritanishme te qeverise ne te gjithe sektoret dhe ne te gjitha fushat pavaresisht pengesave dhe retorikes penguese te cdo dite. Ne keto kushte mbetem ne vleresimin se nuk eshte tabu ruajta e qeverise e pa ndryshuar, mund te ndryshohet, por nuk eshte e thene qe ndryshimet te behen nga sulmet e opozites. Kryeministri gjykon dhe vendos per punen e kabinetit te tij.
-Ne deklarata e kolegeve tuaj kur flasin per ndryshime, nuk eshte se evidentojne konkretisht se ne cilen ministri calon puna dhe ku duhen bere keto ndryshime. Mos valle ky presion per ndryshime ne qeveri behet per tu dhene mundesine edhe emrave te tjere qe te jene ne qeveri?
Nuk besoj se ndonjeri apo dikush nga keto qe jane shprehur, e ben kete pune sepse mendon te behet minister. Ato jane njerez serioze nuk ushqejne ambicie politike ne opinion tim qe ta bejne kete per kete arsye. Kane qene shume te lire dhe te hapur ne gjykimin e tyre ashtu si edhe une isha shume i lire dhe i hapur kur thash se nuk jam ne gjendje te gjykoj punen e ndonje ministrite vecante. Di qe qeveria nuk eshte ajo qe paraqet opozita. Eshte nje qeveri e cila ka ndermarre reforma dhe po punon shume per ta cuar vendin para ne te gjithe sektoret dhe nepermjet kesaj edhe drejt integrimit Europian, por pavaresisht kesaj gjerat nuk jane perfekte, mbetet ne tagrin e atij qe drejton te atij qe ka vendosur objektiva, te atij qe ndjek ecurine hap pas hapi ne cdo sektor te gjykoje nese dicka shkon mire apo shkon keq. Gjykimi me i mire dhe tagri me i mire mbetet i tij. Ne kete gjykim une mbetem ne postulatin qe qeveria te mos ndryshoje ne kuptimin 1 apo 2 e 3 ministra ashtu sic nuk eshte e thene qe kur behet presion mediat duhet te behen ndryshime. Ne gjykimin tim qeveria ka punuar dhe eshte shume egoiste ne objektivat e saj per ta cuar vendin para.