Kina kërkon ndaljen e dhunës në Siri

Kina i kërkoi qeverisë siriane dhe kryengritësve që po tentojnë të rrëzojnë presidentin Bashar Al Asad, që t`i japin fund dhunës, veçanërisht dhunës ndaj civilëve.
Kina po ashtu kërkoi nga palët që të “nisin një dialog gjithpërfshirës politik të pakushtëzuar” nën ndërmjetësimin e të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe për zgjidhjen e krizës, ish sekretarin e OKB-së, Kofi Anan.
“Qeveria siriane dhe të gjitha palët duhet që menjëherë, të ndërpresin plotësisht dhe pa kushte aktet e dhunës, në veçanti aktet kundër civilëve të pafajshëm”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme kineze, që citohet nga agjencia e lajmeve Xinhua.