Rama: Mbeshtesni programin, jo njerezit Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama u beri apel dje te rinjve qe te mos mbeshtesin individet, por programin e Partise Socialiste. Ne takimin e zhvilluar me te rinjte e Elbasanit, ne kuader te ringritjes se strukturave Forumit Rinor Eurosocialist (FRESSH), Rama u shpreh para te rinjve se duhet te mendojne per te cuar para vendin duke mbeshtetur alternativen e duhur. "Ju nuk do te luftoni per nje njeri, apo nje grup njerezish, te cilet ju pelqejne, apo ju mbeshtesin, por do te luftoni per nje program, i cili eshte saktesisht ne krahun e prinderve tuaj dhe eshte qartesisht ne krahun tuaj", tha Rama. Ne ceremonine e djeshme ne Elbasan, kreu i PS-se dhe drejtues te strukturave kesaj force politike kane shperndare dhe 600 tesera per te rinjte socialist. Rama ka theksuar se arma me e forte e PS-se eshte programi i saj. Ai ju referua shifrave te papunesise dhe te varferise, te cilat sic u shpreh ai, jane ne nivele alarmante. "Jemi te vendosur te vendosim frymen e se drejtes. Sepse ne besojme qe nuk eshte e mundur me nje Shqiperi ku prej 95 per qind te shqiptareve paguajne me shume edhe pse fitojne me pak, ashtu sic nuk mund te pranojme qe pese per qind e shqiptareve zoterojne me shume se 50 per qind pasuri te perbashket", u shpreh kryesocialisti Rama. Duke folur para te rinjve, kreu i PS-se theksoi se pjesemarrja e te rinjve ne politik nuk do te thote se te gjithe do te behen politikane, por se te gjithe do te jene te vetedijshem per te gjetur rrugen e duhur per zhvillimin e vendit. "Te merresh me politike nuk do te thote te behesh politikan, por te jesh me shume se sa nje njeri i mire dhe nje qytetar i mire, te jesh i shqetesuar edhe per plehrat poshte shtepise, per rrugen qe te con ne shkolle, apo cfare eshte pergatitur per te ardhmen tende nga shteti", u shpreh dje kreu i PS-se. Nje dite me pare kreu i PS-se ishte ne qytetin e Kavajes ku diskutoi me te rinjte per programin e PS-se. Ai u shpreh se fitorja e zgjedhjeve te 8 majit ne Kavaje eshte modeli me i mire i opozites. "Ne rast se ata, dhe shume nder ata jane edhe ketu ne salle, jane mes jush, te cilet e ben te mundur ndryshimin qe askush nuk e besonte ne 8 maj ne bashkine e Kavajes do kishin thene nuk dua te merrem me politike, s'dua t'ja shoh bojen politikes, nuk dua t'ja degjoj zerin politikes dhe do kishin ndenjur ne qoshen e tyre, ndryshimi nuk do kishte ardhur dhe bashkia e Kavajes do te vazhdonte te ishte ne doren e injoranteve dhe dallkaukeve qe e lane Kavajen 20 vjet te prapambetur, te varfer, te papune dhe te pashprese", u shpreh kreu i PS-se.