E Hënë, 2 Nëntor 2026

Turneu “Syrenka Cup”, Shqipëria U-17 nis nesër grumbullimin

TIRANË, 2 shtator /ATSH/ Shqipëria U-17 nis nesër grumbullimin zyrtar në kuadër të pjesëmarrjes në turneun “Syrenka Cup”, që do të zhvillohet në Varshavë nga 4 deri në 9 shtator.

Trajneri Fatjon Tafaj ka ftuar 20 futbollistë për këtë turne, ku 13 prej tyre aktivizohen në kampionate jashtë vendit, ndërsa 7 të tjerë luajnë në kampionatin shqiptar.

Kuqezinjtë e vegjël do të përballen fillimisht me Poloninë, më 4 shtator, në orën 16:00. Sfida e dytë është programuar më 6 shtator ndaj Norvegjisë në orën 13:00, ndërsa më 9 shtator, në orën 11:00, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit të turneut kundër Rumanisë.

“Syrenka Cup” është një turne i përvitshëm ku marrin pjesë ekipe kombëtare U-17 nga Europa. Për kuqezinjtë, ky turne shërben si fazë përgatitore në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian për këtë grup-moshë, “Estoni 2026”.

/gj.m/r.e//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›