E Diel, 1 Nëntor 2026

Basket Serbia fiton derbin me Kroacine

Mbyllet mes emocioneve dramatike ndeshje e vlefshme per fazen e 1/8 te boterorit te basketbollit mes Kroacise dhe Serbise ku kombetarja serbe arriti te fitoje vetem ne sekonden e fundit me rezultatin e ngushte 73-72.

Edhe pse kroatet e nisen mire ndeshjen duke kaluar 8 pike ne avantazh ne perioden e pare e me pak ne te dyten ata nuk arriten te mbajne kete ritem. Serbet ne pjesen e trete rikuperuan gjithcka duke barazpeshuar rezultatin si dhe duke mbajtur ndeshjen ne favorin e tyre.

Po me kete epersi nis edhe perioda e katert ne te cilen kroatet perpiqen me shume dhe arrijne te barazojne ne minutat e fundit. Por gabimet poshte koshit ishin ato qe i kushtuan kualifikimin kroatave. Pikerisht ne aksionin e fundit te serbeve dhe kur rezultati ishte 72-72 kroatet shkaktojne faull duke u dhene 2 goditje te lira kundershtareve te tyre kur kishte mbetur vetem 1 sekonde loje nga koha e rregullt.

Perballe koshit serbeve u mjaftoi vetem nje pike per te vazhduar me tej.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›