E Diel, 1 Nëntor 2026

“Turp, turp!”- Protestuesja shpërthen ndaj policisë: Kam 36 vjet në Gjermani, dua të kthehem! Thirrini mendjes, hiqni kapelet! Si gjuani me plumba gome?!

Një protestuese ka shpërthyer ndaj forcave të policisë pas aksionit të dhunshëm të tyre për shpërndarjen e turmës protestuese.

Ajo u shpreh se ka 36 vjet në Gjermani dhe do të kthehet, por është e pamundur në një vend akoma me Ramën dhe Berishën.

Protestuesja u shpreh e irrituar me përdorimin e gazit të dendur lotsjellës të përdorur sot si dhe për plumbat e gomës nga policia drejt të rinjve.

Ajo i kërkoi policisë të heqin kapelet dhe të bashkohen me të rinjtë.

Protestuesja: Turp, turp! Kam 36 vjet që kam ikur në Gjermani, as kam nevojë për Shqipërinë. Dua me ardh në vendin tim si të gjithë duan me ardh. Ça jeni ju me plumba gome?! Nuk duam as Sali as Edi Ramën. Duam qytetarët patriotë me drejtuar Shqipërinë. Ai është antishqiptarë.

Thirrini mendjes dhe hiqni kapelet. Deri kur do vazhdoni kështu. Apo keni një shtëpi dhe rrogë dhe kujtoni se çfarë keni. Jo më jo nuk jetohet më për bukën e gojës. Thirrini mendjes mor njerëz. Ça jeni kështu. Keni  mbytur njerëzit me helm. Nuk e kam problem hiç. Këta duan të ikin se kanë vjedhur shumë. Janë ndarë ne klane. Sali Berisha i pari që e filloi, ky tjetri e vazhdoi. Ça është kështu?! A mendoni spitalet, skanë pensione. Rrogat tuaja sa i keni?!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›