E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turpërohet në skenë për të dytën herë

Sikurse të mos mjaftonte një herë, momenti i turpshëm që këngëtarja, Taylor Swift e përjetoi një herë në skenë, u përsërit sërish mbrëmë në ndarjen e çmimeve, ‘The People's Choice Awards’

Pak vite me parë, me rastin e marrjes së një çmimi, këngëtarja u turpërua nga reperi, Kanye West i cili doli në skenë dhe i’a ndërpreu fjalimin asaj duke thënë se, atë çmim ishte dashur ta fitonte këngëtarja, Beyonce.

Pak a shumë të njëjtën gjë e bëri edhe nikoqirja në eventin e mbrëmshëm, Olivia Mune, e cila, sapo prezantoi Taylor si fituesen e çmimit,’Favourite Country Artist’, tha:

“Është një moment i sikletshëm që fitoi biondja”, duke refuzuar t’ia jap trofeun e fituar.

Ndërkaq, e buzëqeshur, Taylor tha: “Kjo gjë më ndodh gjithmonë mua”.
Ndonëse e gjithë kjo situatë doli të jetë vetëm një shaka, gjithsesi të gjithë bënë të kujtojnë momentin e para disa vitesh, kur ajo u turpëruar nga i dashuri i Kim Kardashian./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›