E Diel, 1 Nëntor 2026

Turpi i Edvinit, tashmë nuk e besojnë as socialistët se kauza e opozitës ka të bëjë vërtet me zgjedhjet

Pas turpit të mbrëmshëm në punimet maraton të Kuvendit, Edvin Rama doli sot përpara gazetarëve me një varg gënjeshtrash drejtuar shqiptarëve dhe mbarë opinionit publik në tërësi, se cilat ishin arsyet e tërheqjes së nismave mbrëmë në Kuvend. Në kushtet e një mungese të theksuar argumenti dhe nga frika e çerrjes së maskës së mashtrimit dhe gënjeshtrës nga socialistët e thjeshtë, të cilët e kanë ndjekur nga pas me idenë e kërkimit të një të drejtë ligjore dhe kushtetuese, Edvin Kristaq Kriza (2K), tjerri rrjetën e mashtrimit dhe spekullimit, se mazhoranca nuk ofroi konsensus, për shkeljen e vendimeve të gjykatave. Ajo që vërehet nga e gjithë kjo zallamahi e paprecedentë, është vetëm turpi dhe fabrikimi i kauzave të pabaza për të manipuluar opinionin publik dhe mbarë qytetarët në tërësi. Klika e Edvin Kristaq Krizës (2K) tashmë ka marrë një shuplakë të merituar. Tërheqja e nismave për hetimin e zgjedhjeve nga grupi parlamentar socialist, tregoi qartë pretendimet e Edvin Ramës, të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me zgjedhjet legjitime të 28 qershorit, por me vetë krizën e lidershipit që ai po përjeton, pra një kauzë personale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›