E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turpi i Nexhmijes: Rugova është kuisling!

19-02-2012 / Nga Kostaq Xoxa

(Në f.30 të “Kosova është Shqipëri”)

Në synimet e saj për të krijuar përçarje në ndjenjat e banorëve të Kosovës, në qëndresën e saj kundrejt asimiluesve të dështuar serbë, Nexhmija prej kohësh kishte bërë një sekt të sajin, që të prishte kompaktësinë e kundërveprimit ndaj Titos, për pavarësinë e së vetmes krahinë që duhej t’i mbetej Serbisë. Ish-kryetari i Bashkisë, që i dha serbomadhit Goran Bregoviç çelësin e Tiranës, ishte në pajtim me veprimin ogurzi të dorëzimit të çelësit e madh që Enver Hoxha i kishte ofruar Josip Broz Titos për të qenë Sekretar i 1-rë i K.Q. të PPSH-së. Kështu i jepej zyrtarisht shefit të jugosllav, ofiqi nr. një  i pushtimit  - jo më nën rrogoz, por shumë sipër tij, - edhe i Shqipërisë. Sepse sa për Kosovën, Tito  kishte bindjen se, me një vasal të kësaj specieje, Kosovën ai do ta kishte në dorë sa të jetonte, por edhe do ta trashëgonin për mot e jetë, pasardhësit e tij të brumosur me ideologjinë e Çubriloviçëve.
Edhe titulli “Kosova është Shqipëri” është i huazuar nga njerëzit e ndershëm që u mblodhën në Pezë dhe në Mukje për ta luftuar okupatorin bashkërisht, domethënë së bashku me n.çlirimtarët. Tani Nexhmija na del plagjiare, qysh në titull të këtij libri, që përmban ditarin e Enverit, së pari pas 2 janarit të vitit 1963, së dyti të botuar pas 36 vitesh dhe, së treti, pa asnjë foto apo fac simileje, për të parë nëse është ndjekur kriteri i “Veprave”,  të korrigjuara me tendencë politike vit pas viti!
Kur ata që nuk ia kishin me hile Shqipërisë, thoshin se Kosova është Shqipëri, krimineli Dushan Mugosha, vrasësi me dorën e tij i kushedi sa shqiptarëve që kishin lënë studimet universitare për të luftuar okupatorin, i shkruante E.H.-s: “Balli e ka humbur toruan me vrasjen e Hysni Lepenicës... Aziz Çami, komandanti i tyre, kërkoi të bisedonte dje për bashkim. Ne nuk duam bashkëpunim në luftë, luftën e bëjmë vetë. Pranojmë vetëm ata që duan të luftojnë si anëtarë të Frontit nacionalçlirimtar” (AQSh. Faqe 420-421, qëmtuar nga U. Butka në “Mukja shans i bashkimit, peng i tradhtisë”, f. 155). Kjo do të thotë se nuk pranohen në këtë luftë  nacionalistët që luftuan në Çermenikë, në Polis, në Shpat, në Bërzhezhdë, në Qukës, në Mokër. As ata që në pranverën e 1943-shit bënë aksione luftarake në Kolonjë, Selenicë, Mallakastër, Mokër, Devoll, Postribë, Leskovik, Elbasan etj. Kjo kishte kuptimin: “Luftën ta bëjmë së bashku, por pushtetin ta marrim né!”. Këto janë edhe mendimet e Nexhmijes, përderisa ajo më 7 maj 1944, kur Dushanin e larguan nga Shqipëria, i ka shkruar: “I dashur shoku Dushan, Me keqardhje mora vesh largimin tënd (...) Jo vetëm ne por i gjithë populli shqiptar do të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht, kur të sjelllë rasti të kthehesh ndonjë herë në vendin tonë, do të shohësh se me punë do ta shpërblejë atë që ke bërë për shpëtimin dhe naltësimin e tij..(...) Po të mundesh na kujto dhe me ndonjë copë letër... (Nuk i themi të tëra se mos mallëngjehemi!) (Vladimiri Dedier, Jugosllavensko-allbanskite odnosi 1939-1948. Skopje 1948 (Edhe në faksimile).
Tani, sa e besueshme është ajo kur në parathënien 25 faqesh të librit për Kosovën e quan Dishanin agjent, diversionit, bashkëpunëtor kolaboracionistësh, etj. Më mirë le ta citojmë: “Dushan Mugosha, ky agjent i vjetër i OZNA-s e UDB-së, pas zullumeve që bëri në Shqipëri gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, shtabin e tij antishqiptar, diversionist, e ngriti në Prishtinë, duke grumbullur për rreth e duke bashkëpunuar me lloj-lloj kolaboracionistë e fashistë shqiptarë të arratisur dhe armiq të egër kundër Shqipërisë” (f. 16).
Ajo, kuptohet, vetiu se është e besueshme aq sa i besoi e shoqja e heroit kosovar Isuf Gervallës, kur erdhi në Shqipëri pasi ia vranë serbët bashkëshortin e saj të paharruar. Nexhmija, kur Suzana dhe fëmijtë e saj u bashkuan me proceset demokratike, me demokratët e Azemit dhe të dr. Berishës, kundër diktaturës komuniste, e trajtoi figurën atdhetare të Suzanës me lloj-lloj epitetesh përbuzëse.
Tani ajo, Edi Rama dhe të indoktrinuarit e tij, thartohen që kosovari i madh, Ibrahim Rugova, nderohet me pllakën e mermertë që shënjon një nga rrugët kryesore të kryeqytetit tonë, me rastin e përvjetorit të katërt të pavarësisë së Kosovës. Kosova u bë e lirë nga të gjitha forcat patriotike dhe jo nga përçarja që ka dashur të mbjellë në atë vrull kombëtarist të papërmbajtshëm, Zonja e Zezë dhe bashkëshorti i saj.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›