Rama: Shpresa jonë e vetme, përmbytja

Kapërcimi i emergjencës ka prodhuar panik tek PS-ja, e cila s’sheh mënyrë tjetër të të bërit politikë përveç përfitimit nga fatkeqësitë. Në epiqendër të botës paralele të Edi Ramës ka dalë përmbytja, si shpresa e vetme që ai të merret seriozisht. Që në shkurt, ai ka nisur të fërkojë duart për kohën kur të shkrijë bora, dhe s’po mendon për ngërçin ku e ka futur opozitën, pa asnjë perspektivë për sukses elektoral
Edi Ramës nuk i eci nekropolitika me dimrin...
Edhe një “viktimë të pa kallur në dhe” që e sajoi nëpërmjet Mimi Kodhelit, ia varrosi mundësinë për të vazhduar gjatë “ta mbajë avaz” antiqeveritar, të ngjashëm me atë që bëri në kohën e vdekjes aksidentale dhe të rëndomtë të Kosta Trebickës. Sa për dy furgona me ndihma që shpërndau në fshatrat e Librazhdit e Bulqizës edhe ai vetë është i ndërgjegjshëm që nuk mjaftojnë për ti “konvertuar” në “akses për të rrëzuar qeverinë”, apo e thënë më ndryshe, në “vota”. Nuk mjaftojnë ata dy fugonë ti “konvertojë” në “’politikë të re’ antiqeveritare”, sepse metoda e “solidaritetit” të përzgjedhur nga Edi Rama është e vjetër, aq sa edhe Nexhmije Hoxha “frymëzuesja shpirtërore” e kreut të PS-së nuk e mban mend... Apo në qoftë se do të sforcohej dhe do të kujtonte “solidaritetin”, bie fjala të tërmetit të prillit të vitit 1979, pa më të voglin dyzim do e konsideronte “risinë e vjetruar të Edi Ramës si metodë demode, të cilës “i ka dalë boja”. Dhe afërmendsh, në një supozim të ngjashëm, Nexhmije Hoxha do e konsideronte demode këtë metodë “solidariteti” të Edi Ramës për një arsye sa të thjeshtë aq edhe banale. Sepse, ndërsa në qoftë se, bie fjala përsëri, në ditët e tërmetit të prillit të vitit 1979 ishte partia-shtet që “solidarizoi” çdo kënd, anë e kënd, në këto ditë të dimrit të vitit 2012, është sërish është e njëjta parti, me të njëjtët pinjollë-trashëgimtarë, por me një ndryshim se nuk përfaqëson më “partinë-shtet”, por një fotokopje të shëmtuar të tentativës për të dubluar shtetin dhe strukturat e tij.
Me pak fjalë, thirrja e Edi Ramës për “solidaritet” nuk mund të dëgjohet nga askush, përveçse Niko Peleshit, Artan Shkëmbit, Qazim Sejdisë, Vangjush Dakos, apo Elvis Roshit, thjesht dhe vetëm prej këtyre që të mos “ia prishin qejfin kryetarit”, atij që sa ishte kryebashkiak i Tiranës, sikurse këta sot, nuk mbahet mend të ketë grumbulluar e shpërndarë ndonjë ndihmë vetë.
Të gjitha këto tentativa për re:fresh të metodave të kohës së Nexhmije Hoxhës, megjithëse Edi Rama nuk e ka kuptuar se “ju ka dalë boja”, nuk lodhet ti bëjë të tijat, me shpresën “e kthimit të dhimbjes në forcë”.
Por gjërat as në këto ditë të vështira dimri, nuk shkuan sipas pritshmërisë së Edi Ramës. Jo pse angazhimi qeveritar edhe me hapjen e rrugëve, i mundësoi Edi Ramës që të shoje si “zotëri” në fshatrat e Librazhdit e Bulqizës, por edhe pse nuk pati ndonjë “viktimë”, pas të cilave kreu i PS-së është i dashuruar.
Në një gjendje të tillë zhgënjyese, gjithsesi, me editorialin e djeshëm Edi Rama demonstroi se nuk “e ka lëshuar veten”.
Gjithë kjo borë e rënë në këto ditë, do të shkrijë një ditë.
Pikërisht, kjo është shpresa e radhës e Edi Ramës.
Shkrirja e borës.
Me shkrirjen e borës, Edi Rama pret realizimin e profecisë së tij, për “përmbytjen e madhe”.
Për këtë me gjithë shpresën në pritje të Edi Ramës, për “përmbytjen e madhe”, ai po ju paraprin gjërave, duke pyetur fallxhoret lartë e poshtë, duke u lutur për përmbytjet në muajin mars.
Kjo dëshirë e zbuluar prej kohësh e Edi Ramës, nuk mund të mos binte në sy edhe dje, në editorialin e tij të radhës, kur ndërsa nuk e fshihte veten për atë që gjendet prej kohësh në errësirë, po ashtu nuk e fshihte as mendimin dhe besimin për shtetin nën dëborë, duke pritur dhe shpresuar se mund “të zhytet” sipas këndvështrimit të tij edhe në “përmbytjet e madhe’, të shumë dëshiruar dhe shumë pritur prej tij.