E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, 10 të vdekur nga përmbytjet

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e reshjeve dhe përmbytjeve që kanë prekur rajone të tëra në brigjet e Detit të Zi në Turqi.Më të goditur nga përmbytjet janë zonat e Artvinit, Ordusë dhe Bolusë. Për shkak të reshjeve një numër i madh lumenjsh kanë dalë nga shtrati, ndërkohë që janë shkatërruar edhe diga lumenjsh, që kanë sjellë përmbytjen e një numri fshatrash dhe toke bujqësore. Janë shkatërruar edhe qindra shtëpi, ura dhe shtylla elektrike.
Forca të policisë janë dërguar për ndihmë në rajonet e goditura, por shpesh ato ndërpresin punën për shkak të kushteve të këqija të motit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›