E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti XVI thyen kyçin e dorës

Papa Benedikti XVI është dërguar në spital pasi ka pësuar një dëmtim të lehtë në kyçin e dorës së djathtë. Lajmi është bërë i ditur nga burime nga Vatikani të premten. "Papa 82 vjeçar, u rrëzua mbrëmjen e së enjtes në dhomën e tij në Val d'Aosta, një rajon malor që gjendet në veriperëndim të Italisë dhe ku Papa kalon zakonisht fundjavat", saktësoi Vatikani. Ai është dërguar në spital në qendër te Aostas të premten në mëngjes pasi ka celebruar një meshe privatë gjatë ditës. "82-vjeçari Ratzinger ishte në spitalin e qytetit Alpin të Aostas dhe nuk kishte asgjë serioze, ka bëre të ditur zedhenesi i Vatikanit", At Federico Lombardi. Benedikti XVI u zgjodh Papë në vitin 2005, pasi kishte shërbyer për shume vite si kardinal dhe si njeri i ngushtë i Papa Gjon Palit II.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›