Festivali i Gjirokastrës / Si po përgatitet qarku i Tiranës? Flasin organizatorët
Qarku i Tiranës i ka mbyllur përgatitjet për prezantimin para komisionit të Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, për Festivalit Folklorik te Gjirokastrës. Sipas specialistit për politikat kulturore në qarkun e Tiranës, Fatmir Veleshnja, qarku i Tiranës e ka vlerësuar maksimalisht këtë aktivitet që zhvillohet një herë në 5 vjet dhe starton nga data 24 shtator deri në datën 29 shtator. Ndërkohë në këtë qark ka një pjesmarrje të ansaMbleve të Petrelës, Krrabës, Rrogozhinës, Tiranës, Prezës e të tjerë. "Edhe kostumografia është një pjesë e diferencës që do të bëjë qarku i Tiranës", thotë zoti Veleshnja, "pasi objektivat tanë janë të qarta, pasi në vitin 2004 ky qark u nderua me çmim të pare".