E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi 18 te vrare ne kufi me Sirine

Të paktën 18 persona janë vrarë dhe mbi 22 të tjerë janë plagosur nga një sulm me autobombë në një qytet turk në afërsi të kufirit me Sirinë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm turk. Shpërthimi ka ndodhur në qendër të qytetit të Rejhanlit, në provincën Hataj. Gjithashtu, të paktën katër shpërthime janë raportuar nga mediat turke, të cilat kanë shkaktuar panik tek qytetarët. Anëtarë të ekipeve mjekësore që po ndihmojnë të lënduarit dhe dëshmitarë nga vendi i ngjarjes e kanë përshkruar shpërthimin si të fuqishëm, që ka shkatërruar dritaret e dyqaneve dhe shtëpive përreth. Shërbimet e emergjencës po kërkojnë për viktima të tjera, që mund të jenë varrosur nën rrënojat e godinave të dëmtuara. Mediat turke raportojnë më tej se banorët vendas, të irrituar nga atentati, kanë sulmuar makinat me targa siriane. Ndërkohë, ministri i Brendshëm turk, Muammer Guler ka premtuar një hetim. Ndërsa ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu ka deklaruar se Turqia do të vetëmbrohet. “Ka nga ata që duan të sabotojnë paqen në Turqi, por ne nuk do ta lejojmë atë”, ka thënë ai gjatë një vizite në Berlin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›