E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, 25 ushtarë të vrarë nga shpërthimi i depos së municioneve

Gazeta Shqip

Ushtria turke raporton se 25 ushtarë janë vrarë nga një shpërthim në një depo municioni në Turqinë perëndimore.
Shumë nga ushtarët kishin mbetur të bllokuar brenda ndërtesës dhe u nxorën jashtë vetëm pasi zjarrfikësit arritën të vinin nën kontroll flakët, ndërkohë që shumë të plagosur janë dërguar në spitalin ushtarak për mjekime të specializuara, raportojnë mediat turke.

Shefi i personelit të ushtrisë tha në një deklaratë se, shpërthimi ka ndodhur të mërkurën vonë në një depo në Afionkarahisar, ku ruheshin granatat e dorës. Zyrtarët kanë përjashtuar mundësinë e sulmit terrorist.

Një zyrtar është cituar të ketë thënë se shkaku i shpërthimit mund të ketë qenë hedhja aksidentale e një granate dore.

6 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Turqi, 25 ushtarë të vrarë nga shpërthimi i depos së municioneve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›