E Diel, 1 Nëntor 2026

"Sulmi i Izraelit mbi Iranin nënkupton "kiamet" për rajonin"

Kryeministri turk tha se një sulm izraelit ndaj Iranit nënkuptonte “kiamet” për rajonin, duke shtuar se nuk dëshironte të besonte se një skenar i tillë do të realizohej. Erdoan tha se rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për paqe, prosperitet dhe stabilitet.

Pyetjes se cili ishte kërcënimi më i madh për Turqinë, Erdoan iu përgjigj duke thënë se armët e shkatërrimit të masë përbëjnë kërcënim për të gjithë rajonin.

Më tej ai tha se e kupton ngurrimin e SHBA-ve për të vepruar në Siri, dhe shpjegoi se kjo ka të bëjë me zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 6 nëntor në Amerikë. Kryeministri turk tha se deklarata e administratës amerikane se regjimi sirian e ka humbur legjitimitetin është një tregues i rëndësishëm për ta.

Ndërkohë, gjatë një takimi publik të partisë së tij ditën e sotme, kryeministri Erdoan deklaroi se "Regjimi sirian është bërë terrorist. Turqia nuk mund t'i lejojë vetes të jetë indiferente ndaj konfliktit që ka shkatërruar fqinjin jugor”.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-09-05 15:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›