E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, 4 persona humbin jetën nga përmbytjet

Katër persona kanë vdekur në Turqi nga përmbytjet. Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë gjithë javës, shkaktuan përmbytje masive dhe sollën rrëshqitje dheu në Turqinë veriore.
Në qytetin Trabzon, një video amatore ka filmuar shembjen e një shtëpi. Një dëshmitar i ngjarjes tha se kihste njoftuar pronarin e ndërtesës për ta paralajmëruar për rrezikun dhe 5 minuta më vonë, pasi familja ishte larguar, ndërtesa u rrëzua tërësisht.
Punonjësit e ndihmës të shpejtë kërkuan në mes të rrënojave, pasi shkëmbinjtë rrëzuan një tjetër shtëpi, duke lënë dy të vrarë.
Guvernatori i Trabzonit tha se nën rrënoja kishin mbetur edhe disa perosna të tjerë të cilat arritën të mbijetonin.
Ndërkaq dy persona të tjerë vdiqën nga përmbytjet që u shkaktuan nga dlaja nga shtrati i një lumi. Situata e rënndur paraqitet edhe në qytetin Rize ku reshet e dëborës, kanë bllokuar rrugët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›