E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, 45 të vdekur në dasmë

Mardin-Të paktën 45 persona kanë gjetur vdekjen në një dasmë në Turqi. Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Mardin, ku në momentin që po kryhej ceremonia është shkëmbyer zjarr, duke shkaktuar tragjedinë e rëndë. Ministri i Brendshëm turk, Besir Atalay, përjashtoi mundësinë e motiveve të një sulmi terrorist, por megjithatë ngjarja nuk është sqaruar ende.

Dëshmitarët treguan se katër burra të armatosur dhe të maskuar kishin hapur zjarrin mbi dasmorët. Banorët e fshatit supozojnë se është fjala për gjakmarrje ndërmjet familjeve, apo klaneve të armiqësuara. Ushtarët rrethuan vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të kriminelëve, të cilët kanë mundur të largohen pa u njohur, duke i shpëtuar ndjekjes së policisë.

Për post tragjedisë, në fshat nuk ka varreza. Fadromat kanë nisur punën për të çelur varre të reja. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar tronditje të thellë në fshat. Të qarta dhe britmat e grave, dëgjohen edhe në fshatrat e tjerë përbri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›