Meta takime në Petrelë
Tiranë -Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorë të Petrelës në Tiranë, ku ka nënvizuar se programi i partisë së tij, është më i miri për bujqësinë dhe punësimin. Sepse punësimi është shqetësimi kryesor këtu në Shqipëri, u shpreh ai, duke shtuar se lajmet flasin çdo ditë për fabrika të bizneseve të fasonëve, që mbyllen dhe mijëra vetë mbesin pa punë.
“Ne kemi disa muaj që i themi Qeverisë sill në parlament një plan për krizën, si do të ndihmohet biznesi, që t’jua lehtësojmë kreditë. Sepse është situatë e vështirë për popullin, për biznesin dhe për të gjithë. Por, paradoksalisht Berisha thotë që Shqipëria dhe Kina janë vendet më të zhvilluara në botë, ndërsa vendi vazhdon të jetë në krizë”-theksoi Meta.
Ai shtoi se prioriteti i LSI-së, është punësimi. Sipas Metës, për të realizuar këtë program do të merren disa masa, si: “Për bizneset e reja kemi thënë që për tre vjet nuk do të paguajnë asnjë tatim-fitim, vetëm që të hapin vende pune. Së dyti, për çdo vend pune të ri që hap një biznes ekzistues ne do të bëjmë një zbritje nga tatimet çdo muaj deri në 50 mijë lekë të vjetra, sepse i gjithë qëllimi është si të shtohen vende pune përderisa problemi kryesor është papunësia”.