E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, Erdogan nxit ciftet të lindin sa më shumë fëmijë

ANKARA-Kryeministri i Turqisë, Rejjep Tayyib Erdogan është shprehur i shqetësuar për të ardhmen e vendit të tij.

Duke synuar nxitjen e shtimit të lindjeve në Turqi, Erdogan premton se do të ndajë dhe cmime për cdo foshnje tek çiftet e reja.

“çdo çift duhet të lindë nga së paku tre fëmijë, pasi në të kundërtën Turqia deri në vitin 2038 do të kshte në një pozitë mjaft të keqe, për shkak të plakjes së popullsisë”, u citua sot Erdogan nga ana e së përditshmes turke, “Radikal”.

Në Turqi, shkalla e lindjeve aktualisht ka rënë në 1.5 për qind, siç ka ndodhur edhe në shtetet tjera të Europës.

“Ne krenohemi me popullsinë tonë të re. Për ta ruajtur atë, neve na nevojitet një natalitet në nivelin prej 2.5 për qind”, tha Erdogan.

Në Turqi, sipas të dhënave statistikore, numri i popullsisë gjatë viteve të kaluara është ngritur në 71.5 milionë. Më se gjysma e popullatsisë është nën moshën 28 vjet.

Në anën tjetër, në shumë shtete tjera të industrializuara popullsia konsiderohet e plakur.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›