Ngërçi politik, Topi: Partitë pa vullnet për dialog
Tryeza në Presidencë është gati në cdo moment por sfida është bindja e dy lidereve politikë për t’u ulu në të. I ashpër ka qenë presidenti Bamir Topi, gjatë komentit të tij për rezultatin e negociatave për të zgjidhur krizën. "Kjo situate duhet te mbyllet ne menyren me korrekte te mundshme. Se si e
mbyllin jane partite politike. Presidenti ka vullnetin,
predispozicionin, deshiren qe te vendoset dialogu te rrifilloje
komunikimi institucional. Presidenti nuk ka ne dore asnje instrument
ligjor qe te detyroje palet. Tryeza e presidentit mund te instalohet ne
cdo kohe, por tryeze qe te sjelle rezultatem jo tryeza per tryeze qe te
filloje ti bjere dhe vlera. Pra, duhet te kemi respekt jo thjesht per
individin, individi eshte pjestar i shoqerise, sot eshte president,
neser eshte qytetar i thjeshte i Shqiperise, por duhet te kene respekt
per tryezen e presidentit, per institucionin e presidentit,
institucionet e Shqiperise ne menyre qe dhe bota te na kete ne
konsiderate", u shpreh Bamir Topi.
I prerë gjithashtu Topi ka qenë në apelin drejtuar Berishës dhe Ramës për të gjetur një zgjidhje të shpejtë që të mos penalizojë shqiptaret në proceset integruese. "Ende nuk ka nje dialog institucional qe ka te beje me situaten politike ne Shqiperi. Kjo ne fakt po futet ne nje shtrat kronik, sepse u bene muaj e muaj, kthehemi te dialogu, dalim nga dialogu. Per tu marr vesh duhen dy pale, per tu bere divorc duhet nje pale. E thashe kete qe eshte domosdoshmeri kur te diskutojme per dialogun, qe partite politike te ulen ne tavolinen e dialogut", vijoi Topi.
Kreu i shtetit i kujtoi dhe një herë Ramës dhe Berishën formulën e konsensusit të aplikuar në 21 prill 2008 për ndryshimet kushtetuese. "Mund ti referohem dhe dates 21 prill te vitit 2008, kane gjetur nje konsesus qe une e kam pergezuar me votat e 115 deputeteve kur kane ndryshuar Kushtetuten e Shqiperise. Atehere kam detyrimin te rikthehen, te marrin te gjitha vendimet qe jane ne favor te Shqiperise, te shqiptareve, te institucioneve, te imazhit te Shqiperise, interesit te cdo qytetari", u shpreh ai.
Elona Gjylmi < I mëparshmi