E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e opozitës, tre grevistë transportohen sot në spital

Në ditën e dhjetë të grevës gjendja shëndetësore e grevistëve sa vjen dhe përkeqësohet. Mesnatën e djeshme një grevist nga Shkodra është dërguar në spital, ndërkohë që mesditen e sotme dy të tjetrë janë detyruar të lënë cadrën. Lekë Njeza, 27 vjec, eshte transportuar menjëherë në spital, nderkohe që një natë ma parë Saimir Gura, grevist nga Shkodra është larguar nga ambientet e grevës.

Numri i grevistëve të dërguar në spital shkon në 18, nga nata e parë e kësaj proteste, e cila nisi natën e 30 prillit. Ata janë detyruar të ndërpresin grevën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe i janë nënshtruar mjekimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Nderkohe kreu socialist Edi Rama i ka vizituar ata në spital.

Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e hënë , 10 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›