Turqi, Rasmussen, rrëzohet nga shkallët

Anders Fogh Rasmussen, i emëruar të shtunën në postin e sekretarit të ri të Përgjithshëm të NATO-s, ka nxjerrë shpatullën natën e kaluar në Stamboll pasi u rrëzua nga shkallët e hotelit ku ishte akomonduar, njoftoi media daneze. Anders Fogh Rasmussen dha dorëheqjen dje nga posti i kryeministrit të Danimarkës, pasi u emërua në postin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për të zëvendësuar holandezin Jaap de Hoop Scheffer, mandati i të cilit përfundon më 31 korrik. Pas rrëzimit në mesnatë, ai u dërgua në urgjencën e spitalit Taksim, njoftoi agjencia e lajmeve Ritzau. Ai u kthye në hotel disa orë më vonë. Rasmussen ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë sot në në Forumin e dytë të Aleancës së Qytetërimeve, një konferencë kushtuar forcimit të dialogut ndërkulturor, në veçanti mes botës perëndimore dhe asaj myslimane.