Indonezi, rrëzohet avioni , të paktën 24 persona të vdekur
Të paktën 24 persona mendohet se kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni ushtarak indonezian, ndërsa kryente disa manovra stërvitore në njëbazë ajrore në Java, deklaroi sot një zhëdhënës i Forcave Ajrore.
Në avionin "The Fokker 27" ndodheshin 17 parashutistë, një instruktor dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, deklaroi zëdhënësi Bambang Soelistyo.
"Mendojmë se 24 personat që ndodheshin në avion kanë humbur jetën", u shpreh Soelistyo, i cili shtoi se po zhvillohej një operacion kërkimi në vendin ku u rrëzua avioni, pranë qytetit Bandung.