E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi/ Rritet numri i viktimave nga termeti I djeshem

Ka shkuar në më shumë se 200 bilanci i viktimave si pasojë e tërmetit në lindje të Turqisë. Ministri i brendshëm turk, Idriz Naim Sahim, tha se është konfirmuar vdekja e 117 peronave në qytetin Eriks, ndërsa 100 të tjerë kanë vdekur në krahinën Van nderkohe mendohet se mund të ketë deri në 1000 të vdekur.

Ai tha se të paktën 1 090 njerëz janë lënduar nga tërmeti 7.2 balle, i cili goditi vendin të dielën. Agjencia e lajmeve “Anadolia” njoftoi, se edhe në kryeqytetin e provincës Van në kufi me Iranin janë shembur shumë shtëpi. Atje jetojnë rreth 380.000 persona dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre. Ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të të mbeturve nën rrënoja. Nderkohe qe vazhdojne aksionet e kërkim-shpëtimit pasi mendohet se shume persona te zhdukur jane bllokuar nen rrenoja.

Ndërkohë, instituti sizmiologjik turk i druhet një shifre shumë herë më të lartë, duke parë edhe densitetin e lëkundjeve që goditën jug-lindjen e vendit. Sipas këtij institute, viktimat mund të shkojnë mbi 1 mijë.

Dëshmitarë dhe grupet e shpëtimit të mbërritura në zonat e shpëtimit, rrëfejnë se kanë parë dhe janë shpëtuar disa persona të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura si pasojë e tërmetit.

Një seri lëkundjesh pasuese kane vazhduar të trondisin të gjithë rajonin. Tërmetet në Turqi nuk janë të rralla pasi vendi shtrihet midis dy pllakave tektonike, asaj afrikane dhe euro-aziatike. Në vitin 1999 si pasojë e nje tërmeti në Veriperëndim të Turqisë gjetën vdekjen rreth 18.000 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›