E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Tunizi nis numerimi i votave

Ka filluar numërimi i votave ti zgjedhjeve ti si dielës në Tunizi, të parat pas pranverës arabe. Më shumë se 90% e votueseve kanë hedhur votën e tyre për zgjedhjen e një kuvendi prej 217 vendesh, i cili do të hartojë një Kushtetutë dhe do të emërojë një qeveri të përkohshme. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë vlerësuat Tunizinë për procesin zgjedhor të qetë. Presidenti amerikan Barak Obama u shpreh se ky votim ishte një hap i rëndësishëm për vendin.

"Ashtu si shumë qytetarë protestuan në mënyrë paqësore në rrugët e Tunizisë për të kërkuar të drejtat e tyre, kështu ata hodhën votën e tyre për të përcaktuar të ardhmen e tyre .

Ish presidenti Zine Abidine Ben al-Ali u rrëzua nëntë muaj më parë pas demonstratave masive pasi kish qëndruar në pushtet për 23 vjet.
Me një numër të madh të fletëve të votimit për të numëruar, zyrtarët bënë të ditur se rezultatet priten të hënën ose ndoshta më vonë. Partia islamike Ennahda pritet të fitojë shumicën e votave, edhe pse nuk është e qartë.

Ennahda, një parti e moderuar islamike, është përpjekur të shfaq angazhimin e saj për demokracinë dhe të drejtat e grave. Kuvendi i ri pritet të hartojë një kushtetutë të re brenda një viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›