E Shtunë, 31 Tetor 2026

Markert Rekomandimet e OSBE/ODIHR te qarta. Te merren ne konsiderate

Pas përfundimit të takimeve zyrtare në Tiranë, Sekretari i Komisionit të Venecias dhe kreu i delegacionit të përbashkët me ODIHR, Thomas Markert doli në një deklaratë para mediave ku kërkoi që rekomandimet e OSBE/ODIHR të merren në konsideratë.

“ Ne do të japim përfundimet për reformën. Jemi optimistë për ecurinë e reformave . Rekomandimet e OSBE/ODIHR janë të qarta dhe duhet të merren në konsideratë. Në dhjetor do të flasim për kushtet që janë plotësuar. Por me rëndësi është të fokusohemi tek rekomandimet. Çështjet e reformës zgjedhore janë të qarta”, është shprehur Sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert.

Ndërsa përfaqësuesi i OSBE/ODIHR tha se janë të gatshëm të ndihmojnë në gjithë procedurat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›