E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi arrestohen 6 gazetare. Liria e medias ne rrezik

Policia turke ka ndaluar gjashtë gazetarë dhe ka kryer kontrolle në shtëpitë e pesë të tjerëve, duke zgjeruar kështu hetimet trevjecare mbi një komplot të organizuar për rrëzimin e Qeverisë. Organizata turke e Gazetarëve i ka dënuar këto veprime, duke i cilësuar një kërcënim për lirinë e shtypit në vendin që pretendon anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Por, jo vetëm gazetarët kanë qenë në qendër të valës së fundit të arrestimeve. Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anatolia njoftoi se urdhër arreste janë lëshuar edhe për disa ish-zyrtarë të tjerë, përfshirë një perfaqesues të lartë të sigurimit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›