E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku ne Tirane Basha Pergjegjesia e bashkise

Ministri i Brendshem, Lulezim Basha, leshon akuza te forta ne drejtim te bashkise se Tiranes, duke e konsideruar ate si pergjegjesen kryesore per trafikun e renduar. Basha iu referua punimeve te sterzgjatura ne rruget e kryeqytetit.

"Nuk do të kompensojë asnjëherë as neglizhencën dhe as papërgjegjshmërinë e enteve pronare në rastin e qyteteve te pushtetit vendor, apo mospërfilljen totale të interesave qytetare sa i përket ritmeve të punimeve sic është rasti këtu në Tiranë, ku prej më shumë se 1 viti, jo vetëm qendra, po pjesë të rëndësishme të qytetit janë kthyer në një makth të vërtetë për qytetarët, qoftë për sa i përket kohës në trafik, durimit, shpenzimeve  të karburantit, ajrit të pisët që thithin etj. Kjo që shihni sot është prova më e qartë se ne mbetemi të përkushtuar për ti shërbyer qytetarëve", tha Lulezim Basha, minister i Brendshëm.

Ministri Basha, vizitoi sallen operacionale te policise rrugore ne policine e shtetit dhe premtoi se brenda ketij muaji, investimet do shtrihen ne te gjithe vendin. "Ky sistem nuk njeh VIP, as të fortë, qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe nuk ka asnjë mundësi që të ndërhyet dhe të manipulohet sistemi pa u zbuluar dhe ndëshkuar ata që do guconin ta ndërmerrnin", vijoi Basha.

Menaxhimi i akseve rrugore nga sistemi “skaut”, do te percjelle informacione ne kohe reale ne policine e shtetit, per shkelesit e rregullave te qarkullimit rrugor, ndersa informacione do ti percillet on line edhe agjencive te tjera te zbatimit te ligjit. Sistemi i kamerave te vezhgimit shtrihet ne rruget kryesore te Tiranes dhe se shpejti ne te gjithe vendin.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›