Turqi, arrestohen gjashtë gjeneralë në pension

Policia turke ka arrestuar gjashtë gjeneralë të dalë në pension me dyshimin për pjesëmarrje në dëbimin nga pushteti të një ministri pro-islamist gjatë viteve të 90-të.
Arrestimet e së martës ndërlidhen me dorëheqjen e vitit 1997 të kryeministrit, Nexhmedin Erbakan.
Gjashtë të arrestuarit dyshohet t`i kenë bërë presion Erbakanit për të dhënë dorëheqje për shkak të synimeve të tij që të rrisë rolin e fesë islame në shtetin që ,sipas kushtetutës, është laik.
Në mesin e të arrestuarve është dhe Ilhan Kiliq, ish-sekretar gjeneral i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Turqi.
Dhjetëra oficerë aktual dhe në pension, përfshirë disa gjeneralë, janë arrestuar tashmë në kuadër të hetimeve që janë bërë për shkak të një mosmarrëveshje ndërmjet ushtrisë së fuqishme dhe qeverisë aktuale në Turqi.
Kryeministri i tashëm, Rexhep Taip Erdogan, i cili ishte pjesë e partisë së Erbakanit, ka publikuar reformat për të zvogëluar fuqinë e ushtrisë.