E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, vritet lideri i dytë më i fuqishëm i Al Kaedës

Vritet në Afganistan lideri i dytë më i fuqishëm i Al Kaedës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë se Sakr-al Taifi, i njohur edhe si Mushtak e Nasim, është përgjegjës për komandimin e sulmuesve në Afganistan dhe për urdhërimin e sulmeve kundër NATO-s.
Mësohet se sulmi ajror, gjatë të cilit u vra Al Taifi dhe një pjesëtar tjetër i Al-Kaidas, ka ndodhur të dielën në qarkun Kunar Vatapur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›