E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, atentat ndaj një autobusi, 5 viktima

Të paktën pesë persona humbën jetën si pasojë e një sulmi të rebelëve kurdë kundër një autobusi të një shkolle policie në jug-lindje të Turqisë.

Sulmi vjen pak orë pas shpërthimit të bombave në Ankara ku 3 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën.

Autoritetet turke dyshojnë se sulmet kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe se pas tyre fshihet PKK, partia e separatistëve kurdë që kërkon formimin e shtetit të kurdistanit.

Mbi 40 mijë persona kanë humbur jetën që nga viti 1924 nga konflikti mes Ankarasë dhe rebelëve kurdë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›