E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mullen: Duhet të përgatitemi për sulme më të mëdha

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, admirali Majk Mullen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe trupat afgane duhet të adaptojnë taktikat e tyre, në përgatitje të sulmeve më të mëdha të talebanëve.
 

Ai i ka bërë këto komente në konferencën në Uashington, disa orë pas vrasjes së ish-presidentit afgan, Burhanudin Rabani.
 

Në të njëjtën konferencë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ra dakort me Mullenin, duke thënë se talebanët kanë ndryshuar taktikën e vrasjeve, por se SHBA-ja po shënon përparim.

“Ne po lëvizim në drejtimin e duhur. Kemi bërë përparim ndaj talebanëve dhe nuk do të lejojmë që këto ngjarje ta pengojnë përparimin tonë”, tha Paneta.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›