E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhi i Gadafit: Mos festoni!

Ish-udhëheqësi i Libisë, Muamar Gedafi rishfaqet përmes një mesazhi audio. Ai paralajmeroi kundërshtarët se mbrojtja e NATO-s nuk do të vazhdojë pafundësisht.

“Sistemi politik në Libi është i bazuar mbi pushtetin e popullit. Është e pamundur që sistemi të bjerë, tha ai. Mos festoni dhe mos besoni se një regjim u rrezua dhe një tjetër u ngrit me ndihmën e sulmeve ajrore”.

Ky është mesazhi i tretë i kolonelit, prej muajit gusht, kur kryengritësit hynë në Tripoli. Vendndodhja e tij nuk dihet ende, dhe as koha e regjistrimit të këtij mesazhi.

Presidenti amerikan Barak Obama u takua me kreun e Këshillit të Tranzicionit Kombëtar të Libisë, Musatafa Xhalil, për herë të parë në Nju Jork.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›